Turi në Bruksel/ Sali Berisha takon Presidentin e Parlamentit të Rajonit, zbardhet tema e diskutimit
Lideri i opozitës shqiptare, z. Sali Berisha, zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin e Parlamentit të Rajonit të Brukselit, z. Bertin Mampaka. Në fjalën e mirëseardhjes, Presidenti Mampaka shprehu vlerësimin për praninë e z. Berisha duke theksuar rëndësinë dhe rolin e veçantë që ka Parlamenti i Brukselit. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e z. Berisha ndër vite në politikë, veçanërisht angazhimin e tij në mbrojtje të demokracisë dhe pluralizmit. Duke falënderuar për pritjen zyrtare, z. Berisha shprehu mirënjohjen për Parlamentin e Brukselit dhe për institucionet federale belge në të gjitha nivelet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite. Gjatë takimit, z. Berisha paraqiti situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar se vendi ndodhet në një moment të vështirë demokratik. Ai iu referua raportit të...
Burimi:
sot.com.al