“Tuneli i Llogarasë, një tjetër kosto e fshehur për shqiptarët”/ PD, denoncon: Ende asnjë pasojë për Ballukun, shembull
Partia Demokratike ka denoncuar përsëri skandalin tjetër të tunelit të Llogarasë në Vlorë, pas aferës korruptive të ndërtimit që po heton SPAK dhe për të cilën është marrë e pandehur zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Bëhet fjalë për kontratën e mirëmbajtjes së tunelit të Llogarasë, një tjetër kosto e fshehur për qytetarët shqiptarë dhe që u rëndon nga buxheti, kurse për qeveritarët dhe ministren e linjës nuk ka asnjë përgjegjësi dhe pasojë ende. Ka qenë zëdhënësesja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cila sot ka përsëritur denoncimin për këtë rast, duke publikuar edhe dokumentet e skandalit të ri financiar. Deklarata e plotë: “Dhjetëra denoncime dhe kallëzimi penal i Partisë Demokratike për tunelin e personalizuar të Llogarasë vazhdojnë të mos kenë...
Burimi:
sot.com.al