Tubimi i radhës/ “Shqipëria bëhet” proteston sërish para Kryeministrisë
Partia “Shqipëria bëhet” protestoi për rreth një orë përballë Kryeministrisë, kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke shënuar kështu protestën e saj të pestë kombëtare. Qytetarë dhe mbështetës iu bashkuan kësaj lëvizjeje në bulevardin përballë selisë së qeverisë, ndërsa prej më shumë se dy muajsh aktivistët kanë qëndruar në protestë të vazhdueshme në të njëjtin vend. Në fjalën e mbajtur gjatë tubimit, kreu i lëvizjes Adriatik Lapaj hodhi akuza të forta për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike nga qeveria: “Ne kemi vendosur të mos heshtim, kemi vendosur të bërtasim të vërtetat, kemi vendosur të qëndrojmë pa u ndalur. Sepse ne e dimë që nuk ka rrugë tjetër përveçse ndërgjegësimit, bashkimit, qëndresës dhe goditjes së pandalshme të një sistemi i cili vjedh, vjedh dhe...
Burimi:
sot.com.al