Tubimi i opozitës/ Protestuesit zhvendosen te Vila 31, policia bllokon hyrjet drejt ish-Bllokut
Protesta e opozitës vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ndërsa policia ka marrë masa dhe ka bllokuar qarkullimi në zonën e ish-Bllokut, pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Një numër efektivësh është vendosur në zonë, pasi mund të ketë sërish hedhje të molotovëve nga militantët e Sali Berishës, sikurse në protestën e kaluar.Lexo edhe :Related Posts Protesta mbahet në një datë të rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi më 22 mars të vitit 1992 shqiptarët për herë të parë votuan një parti opozitare për t’i qeverisur. Përgjatë muajve të fundit, opozita ka zhvilluar 5 protesta kombëtare para godinës së Kryeministrisë dhe 1 para Parlamentit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv