Tubimi i opozitës/ Pas delegacionit të BE, reagon ambasada gjermane në Tiranë: Protesta s’mund të justifikojë kurrë..

Tubimi i opozitës/ Pas delegacionit të BE, reagon ambasada gjermane në Tiranë: Protesta s’mund të justifikojë kurrë..

Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e opozitës. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, thekson se protesta nuk mund të justifikojë dhunën kundër qytetarëve REAGIMI I PLOTË:Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit. Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.