“T’u jepej fjala qytetarëve, protestat janë reagim”, Ervin Salianji: Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik

“T’u jepej fjala qytetarëve, protestat janë reagim”, Ervin Salianji: Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe rolin e protestës së djeshme. Salianji u shpreh se protesta mbetet një instrument i domosdoshëm i qytetarëve për të reaguar ndaj keqqeverisjes dhe pakënaqësive që, sipas tij, prodhon qeverisja aktuale. Ai theksoi se çdo qytetar që proteston duhet vlerësuar, duke shtuar se aktualisht ka arsye të shumta për të dalë në protestë. Sipas tij, ndër çështjet më të fundit që kanë rritur pakënaqësinë është ajo që ai e cilësoi si “skandal i bllokimit të drejtësisë” në rastin e Belinda Ballukut, si dhe problematikat që, sipas tij, lidhen me AKSHI-n dhe pasojat që po ndjehen në jetën e përditshme të qytetarëve. Salianji deklaroi se ekziston një revoltë legjitime...