Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë me ekspertë zgjedhorë

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë me ekspertë zgjedhorë

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për tryezën opozitare që pritet të rimblidhet së shpejti. Hasimja tha se tryeza e dytë do të jetë me ekspertë, ku do të diskutohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai shtoi se PD ka lënë të kuptohet se do të lëshojë terren për partitë e vogla, edhe pse këto të fundit, sipas tij, shpesh janë kundër njëra-tjetrës. Pjesë nga biseda: Borakaj: Në çfarë faze jemi me tryezën opozitare? Hasimja: Ne tryezën e bëmë dhe një nga arritjet e saj është se i bëmë bashkë partitë që ishin aty. Ishte PD me aleatët, ishte LZHK, ishte Lëvizja për Diasporën. Prisnim edhe Shehajn dhe Lapajn. Lapaj vuri një seri kushtesh,...