Tryeza e Berishës, Gjuzi: Forum përtej partive politike! Merkoçi: Propagandë me të njëjtat figura dhe ide!

Tryeza e Berishës, Gjuzi: Forum përtej partive politike! Merkoçi: Propagandë me të njëjtat figura dhe ide!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një tryezë me aleatët e tij dhe forca të vogla opozitare, ku munguan Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Mundësia e Agron Shehajt.  I ftuar në Studio Live në Report TV, kreu i Partisë Kombëtare Konservatore, Kujtim Gjuzi, u shpreh se tryeza kishte si synim ndërtimin e një strukture më të gjerë politike.  “Tryeza zgjati përtej 90 minutave, më shumë seç duhet. Berisha sot mblodhi partitë politike parlamentare dhe jo parlamentare. Tryeza ishte për të thënë që duhet ngritur një forum përtej PD-së dhe partive parlamentare e jo parlamentare. U arrit me konsensus që të gjithë së bashku të ngremë një aleancë që vjen nga qendra deri te konservatorët,” tha Gjuzi, duke shtuar se “protesta dhe rezistenca janë dy hapat që duhet të ndërmarrë opozita...