Trump paralajmëroi Europën/ Kedhi: Rrezikon të bëhet e parëndësishme në tryezën ku vendoset fati i botës

Trump paralajmëroi Europën/ Kedhi: Rrezikon të bëhet e parëndësishme në tryezën ku vendoset fati i botës

Analiza e fundit e zhvillimeve gjeopolitike pas fjalimit të Presidentit Trump në forumin ekonomik ndërkombëtar në Davo të Zvicrës, zbulon një panoramë të zymtë për të ardhmen e Europës, nëse kontinenti i vjetër nuk ndryshon kursin e tij politik dhe ekonomik. Ndërsa vëmendja mediatike është përqendruar te “zhurma” dhe reagimet emocionale të liderëve europianë, thelbi i mesazhit nga Uashingtoni mbetet i qartë: rendi botëror liberal nuk u vra nga Trump, por nga dobësia e vetë Perëndimit dhe ngritja e rivalëve globalë. I ftuar në një studio televizive, këshilltarri ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Nikola Kedhi shprehet se, administrata Trump ka strukturuar politikën e saj të sigurisë kombëtare në tre shtylla kryesore: mbrojtjen e Hemisferës Perëndimore nga influencat ruse e kineze, frenimin e avancimit të...