Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se kryeministri Edi Rama është partner i besueshëm për SHBA, teksa presidenti amerikan, Donald Trump i dërgoi një ftesë zyrtare që Shqipëria të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Palestinën.  Në sesionin e ri parlamentar, Balla tha se opozita nuk e ka mirëpritur këtë lajm pozitiv për vendin, teksa i dha ultimatim për reformën zgjedhore dhe territoriale.  Balla deklaroi se nëse deri javën tjetër, deputetët e opozitës nuk do të paraqiten në komision, ndryshimet do bëhen vetëm nga deputetët e mazhorancës.  “Kuvendi i Shqipërisë sot mblidhet në këtë sesion të dytë, në një moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë është ftuar të marrë një rol të paimagjinueshëm më parë, ftesa e presidentit të SHBA, Donald Trump, që e ka ftuar personalisht kryeministrin Edi Rama, t’i bashkohet një organizmi të ri...