Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së fundmi nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili, sipas tij, përbën jo vetëm buxhetin e ushtrisë amerikane, por themelin e politikës së jashtme të SHBA-së, veçanërisht për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Off the Record ai tha se ky dokument i vendos në një emërues të përbashkët çështje kyçe si korrupsioni, demokracia, media, krimi kibernetik dhe siguria, duke i konsideruar faktorë vendimtarë për stabilitetin rajonal. “Një javë më parë zoti Trump ka nënshkruar një dokument, një ligj i cili është jo vetëm buxhet për ushtrinë amerikane, por në fakt është themeli i politikës së jashtme amerikane dhe për zonën tonë, për Ballkanin Perëndimor. Ai fut...