Trishtimi i Ramës pas një vizite te Thaçi në Hagë: Njollë turpi për Europën!
Kryeministri Rama ka kryer një vizitë të radhes te miku i tij pas hekurave të Hagës, Hashim Thaçi, duke guxuar të shprehë habi se si Perëndimi pranon ta mbajë të burgosur njeriun me të cilin bashkëpunoi për çlirimin e Kososës. Në një shënim në FB, Rama shprehet për “kukulla të Putinit në Strasburg”, duke e konsideruar burgosjen e Thaçit një njollë turpi në mes të Europës. “Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat...