“Tregu po funksionon si kartel”/ Rritja e çmimeve të karburanteve, “shpërthen” Braçe: Dje u shkoi një sms

“Tregu po funksionon si kartel”/ Rritja e çmimeve të karburanteve, “shpërthen” Braçe: Dje u shkoi një sms

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar nga Komisioni i Ekonomisë për rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si funksionon tregu i naftës në Shqipëri. Braçe deklaroi se ndryshimi i fundit i çmimit të naftës është bërë përmes një mesazhi të dërguar në telefon te përgjegjësit e pikave të karburantit. Sipas tij, çmimi i naftës u ndryshua dje rreth orës 16:00 përmes një SMS-je që u është dërguar të gjitha pikave të furnizimit. Ai theksoi se çmimet më të larta regjistrohen te pikat e markave të njohura, ku sipas tij çmimi varion nga 198 deri në 202 lekë për litër. Braçe tha se prej katër vitesh këto kompani e kanë “sfidë personale” që çmimi të mos bjerë...