Tregtarët e Vlorës protestojnë për zhvendosjen e tregut, përplasen me Spiropalin
Në ditën e pestë të protestës, tregtarët e Tregut të Madh të Vlorës janë mbledhur sërish kundër vendimit për zhvendosjen nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre aktual. Ata shprehen se nuk janë kundër zhvillimit, por spostimi i tyre drejt Jallisë së Nartës është shkatërrim, pasi nuk ka asnjë kusht dhe është gati 3 km larg, gjë që sjell mbyllje perfundimtare te aktivitetit te tyre. Paraditen e sotme, protesta u zhvendos përpara Teatrit “Petro Marko”, ku ishte planifikuar një event ndërkombëtar, në të cilin pritej të merrte pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. Në vend të tij, mbërriti ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali. Tregtarët shfrytëzuan këtë moment për të ngritur zërin e tyre, duke protestuar gjatë kalimit të ministres. Spiropali ndaloi dhe u kthye për të...
Burimi:
vizionplus.tv