“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme paralajmëron qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë në rajon. Ky udhëzim vjen si pasojë e protestave që kanë filluar në kryeqytetin Teheran për shkak të inflacionit dhe janë përhapur në mbi 100 qytete, me kërkesa për të përfunduar sundimin klerikal të Ajatollah Ali Khamenei. Ambasada Shqiptare në Katar Email: embassy.doha@mfa.gov.al Tel: +974 77180778 Ambasada Shqiptare në Kuvajt Email: embassy.kuwait@mfa.gov.al Tel: +965 94048219 Ambasada Shqiptare në Arabinë Saudite Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al Tel: +966501422449 Ambasada Shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe Email: embassy.UAE@mfa.gov.al Tel: +971 50 980 7881 Ambasada Shqiptare në Turqi Email: embassy.ankara@mfa.gov.al Tel: +90 (549) 561 19 85