Tre ministra nga Veriu, 2 nga qarku i Shkodrës në qeverinë e formatuar, reflektim apo “marifet”…

Tre ministra nga Veriu, 2 nga qarku i Shkodrës në qeverinë e formatuar, reflektim apo “marifet”…

Vëmendjen e ka marrë shkarkimi i Belinda Ballukut por edhe i Elisa Spiropalit si ministra të kabinetit qeveritar Rama, ndërsa ka humbur vëmendjen një fakt tjetër, jo pak i rëndësishëm. Tashmë, tre ministra nga Veriu, 2 prej të cilëve nga qarku i Shkodrës, pritet të dekretohen si ministra nga Presidenti Bajram Begaj për tu miratuar më pas në Kuvend.Një diplomat karriere si Ferit Hoxha, i lindur në Koplik të Malësisë së Madhe, do të jetë ministër i jashtë, pozicion mjaft i rëndësishëm në çdo qeveri. Përsëri nga qarku i Shkodrës, Enea Karakaçi, i lindur në Shkodër, do të jetë ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, ndoshta dikasteri më i rëndësishëm i qeverisë aktuale. Ermal Nufi, i cili në fakt prezantohet si nga Kukësi (edhe ai verilindje...