Tre dorëheqjet e Ballukut, alibi për pengmarrjen e Edi Ramës nga vartësja e tij

Tre dorëheqjet e Ballukut, alibi për pengmarrjen e Edi Ramës nga vartësja e tij

Nga  Ilir DAKO “Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, por unë nuk ja kam pranuar” , ka deklaruar sot para deputetëve eunukë, për zëvendësen e tij të kapur me presh në duar për korrupsion  masiv, ku tenderët e prokuruar nga buxheti i ministrisë së saj kanë shkuar në drejtime të dirigjuara prej saj. I pari që e hodhi këtë ide për punë dorëheqjesh nga ana e Ballukut ishte pisuari mediatik i Edi Ramës, Baton Haxhiu, i cili deklaroi se zonja në fjalë i ka dorëzuar dy herë dorëheqjen kryeministrit shqiptar. I pamëshirshëm me sahanlëpirësit e tij mediatik, Edi palloshi e përgënjeshtron Baton pisuarin pa pikë emocioni, duke deklaruar se Balluku i ka kërkuar tre herë dorëheqjen po ky si trim Jutbine dhe burrë...