Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga ecuria e punimeve për rikonstruksionin e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër. Në mesazhin e tij, Rama thekson se projekti synon krijimin e kushteve moderne për mbi 400 gjimnazistë, të cilët do të zhvillojnë mësimin në ambiente bashkëkohore, të pajisura me laboratorë dhe terrene sportive sipas standardeve europiane. “MIRËMËNGJES dhe me punën për rilindjen e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër, ku mbi 400 gjimnazistë do të zhvillojnë mësimin në ambiente moderne, laboratorë e terrene sportive sipas standardeve europiane, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimi:
javanews.al