Trajtoi të miturit e shoqëruar pas protestës, Berisha kërcënon psikologen e policisë: Do të gjejmë dhe e zeza ti!

Trajtoi të miturit e shoqëruar pas protestës, Berisha kërcënon psikologen e policisë: Do të gjejmë dhe e zeza ti!

Duke folur në ‘Foltoren‘ para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u deklaroi se, adoleshentët dhe të rinjtë në protestat e opozitës, janë bërë tmerri i narkoregjimit. Berisha paralajmëroi edhe oficeren e policisë që është paraqitur si, psikologe në komisariatet e policisë. ‘Unë paralajmëroj policinë se nuk do të tolerohet asnjë keqtrajtim ndaj qytetarëve në tërësi dhe të rinjve në veçanti. I them asaj oficeres që paraqitej si psikologe tek adoleshentët e arrestuar, do të gjejmë cila je dhe e zeza ti, ligji do jetë shumë i rreptë për ty’, tha Berisha. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh për ju burra dhe gra, djem dhe vajza të pamposhtur që mblidheni këtu...