Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…
Deputetja e PD Jozefina Topalli, ka kërkuar që Taulant Bala të përjashtohet nga seanca pasi sipas saj ka intimiduar deputetet demokrate dhe ka provokuar duke kërkuar një minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit në Shkodër.. Duke iu drejtuar kryetarit ajo ka rikthyer shprehjen e saj të ‘famshme’. “Kur një burrë provokon mbi të vdekurit dhe merret me gra, ka vetëm një shprehje… Merre zoti kryetar kape për zhelesh e nxirre jashtë””, tha Topalli. Me ironi i është përgjigjur Niko Peleshi. “S’ma merrte mendja se do vinte dita do përdornim togfjalëshin ‘kape për zhelesh’, mendova se i kishim thënë lamtumirë”, the kryetari i Kuvendit.
Burimi:
javanews.al