“Tjetër skandal për këtë qeveri”/ PD, denoncon: Arrestimi i Arta Dollanit, tregon se prej 13 vitesh partia-shtet ka…
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, reagoi përmes një deklarate për mediat lidhur me arrestimin e Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (AKAP), Arta Dollani, duke e cilësuar atë si “një tjetër skandal për këtë qeveri”. Sipas Sulës, arrestimi i kreut të arsimit parauniversitar përbën “një ngjarje të zezë për mësuesit, nxënësit dhe shoqërinë” dhe, sipas saj, është dëshmi e degradimit të sistemit arsimor në vend. Ajo deklaroi se rasti në fjalë tregon, sipas PD-së, fenomenin e “partisë-shtet”, që sipas saj ka ndikuar në dobësimin e institucioneve gjatë viteve të fundit. Në deklaratën e saj, Sula iu referua edhe karrierës së mëparshme të Dollanit, duke përmendur periudhën kur ajo drejtoi Institutin e Monumenteve të Kulturës. Sipas përfaqësueses së PD-së, gjatë...
Burimi:
sot.com.al