Tirana në mbështetje të UÇK, Balla: Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do sillte destabilizim
Gjyqi që po mbahet në Hagë ndaj ish krerët të UÇK në Hagë, u ngrit me shqetësim si cështje në takimin që delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, AFET, të kryesuar nga Kryetari David McAllister, po zhvillon në Tiranë. Gjatë takimit kreu u grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ngriti shqetesimin për gjyqin e Hagës kundër udhëheqësve të Kosovës. “Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim”, tha Balla ndërsa kërkoi nga Parlamenti Europian ta ndjekë këtë cështje.
Burimi:
javanews.al