Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi këtë të premte, 20 mars, një telefonatë me homologun ukrainas, Andrii Sybiha. Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoxha njofton se kryeqyteti ynë do të mirëpresë në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore. Më tej, ministri rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, teksa shkruan për thellim të marrëdhënieve midis dy shteteve përmes bashkëpunimit. “Sapo zhvillova një bisedë domethënëse me Andrii Sybiha, Ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës. Teksa agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e tij të pestë, rikonfirmova se Shqipëria dënon hapur shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë sulmet e përsëritura kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës....
Burimi:
javanews.al