Tirana mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,  Spiropali: Aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë evropiane, Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

Tirana mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII, Spiropali: Aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë evropiane, Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

“Korridori VIII nuk është thjesht një investim. Ai është një domosdoshmëri strategjike”. Kështu deklaroi nga Ministeriali për Korridorin e VIII që po mbahet sot në Tiranë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Spiropali mbajti fjalën e saj në nisje të sesionit qendror me praninë e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit për Punët e Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timčho Mucunski, Zëvendës Ministrit të Jashtëm të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, dhe Ambasadorit të Rumanisë në Shqipëri, Octavian Şerban. “Është kënaqësi t’ju kemi sot këtu, në një takim që nuk lidhet thjesht me një vijë në hartë, por me formën e së ardhmes së rajonit tonë. Korridori VIII është ndërlidhja e munguar lindje–perëndim e Ballkanit Jugor. Ai lidh Adriatikun me...