Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Ish-deputeti dhe ish-këshilltari diplomatik i kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni, ishte i ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV, ku bëri thirrje për hetimin dhe shpalljen non grata të eksponentëve të huaj që kanë mbështetur raportin e Dick Marty për UÇK-në. Gjoni deklaroi se do t’i drejtohet zyrtarisht Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Komisionit parlamentar përkatës për të nisur diskutimet në Kuvend dhe për të identifikuar personat që kanë marrë pjesë në sponsorizimin, diskutimin dhe votimin e raportit. “Unë do t’i shkruaj zyrtarisht Ministrisë së Jashtme dhe Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme në Kuvend… në cilësinë e ish-zëvendësministrit të Jashtëm dhe ish-zëvendëskryetarit të Komisionit të Jashtëm, për të kërkuar nisjen e bisedimeve në Parlament dhe identifikimin e...