Thellohet skandali, kompania KAYO që do të prodhoj armë aferë korruptive dhe rrezik për sigurinë kombëtare, ja roli…
Thellohet skandali që lidhet me kompaninë shtetërore KAYO që drejtohet nga Ardi Veliu, e cila pritet të prodhojë armë, por që sipas akuzave të fundit dyshohet se është e përfshirë në afera korruptive dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare. Sipas kritikëve, qeveria ka përdorur sërish skemën e kamuflimit të interesave financiare përmes projekteve të mëdha të shpallura si “suksese kombëtare”. Ky model, sipas tyre, shërben për të fshehur qëllimet reale të ristartimit të industrisë së armatimit. Dyshimet janë përforcuar nga deklarimet e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Ai ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama për rolin e mikut të tij izraelit, biznesmenit Ron Yeffet. Ahmetaj e cilëson Yeffet si figurë kyçe në ndërtimin e kompanisë KAYO. Sipas tij, kjo kompani është përdorur si instrument për...
Burimi:
sot.com.al