Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Pas përjashtimit të Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, vetëm sepse përkrahën Ervin Salianjin në Foltoren e tij me strukturat e Partisë Demokratike, një tjetër kontributor besnik është goditur nga Sali Berisha dhe ndjekësi i tij, Edi Paloka. Ardi Malaj, i anëtarësuar në PD në vitin 2002 dhe i rritur në strukturat e kësaj force politike në Mat duke mbajtur shumë pozicione, njofton padrejtësinë e bërë ndaj tij, nën kujdesin e veçantë të Edi Palokës, duke e skualifikuar nga gara për drejtimin e PD-së Mat. Në rrjetet sociale, Malaj thotë se “nuk mund të bëhem pjesë e kësaj farse për të zgjedhur kryetarin e PD-së Mat në tavolinë”. Postimi i plotë i Ardi Malajt: Sqarim publik për të...