The Telegraph: Si po i ndjek Ivanka gjurmët e të atit, 1,4 miliardë $ investime në Shqipëri
Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull të gjatë bizneseve që Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner po përpiqen të vënë në vijë në Mesdhe, duke u shfaqur gjithnjë e më shumë si figura kyçe të biznesit global, duke ndjekur nga afër filozofinë e famshme të Donald Trump për “artin e marrëveshjes”. Ndërsa presidenti amerikan u tërhoq nga përpjekja për të aneksuar Groenlandën, vajza e tij po bënte një lëvizje të madhe në Mesdhe: sigurimin e një marrëveshjeje për zhvillimin e ishullit të Sazanit në Shqipëri. Ivanka Trump, 44 vjeç, dhe Jared Kushner, përmes kompanisë së tyre investuese Atlantic Incubation Partners LLC, kanë arritur një marrëveshje me qeverinë shqiptare për ta kthyer Sazanin, një ishull i pabanuar dhe ish-bazë ushtarake shkruan...
Burimi:
javanews.al