“Territorialja”/ Salianji kritika për PD: Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë! Duhet të shkoni në Komision me propozime konkrete
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar PD-së që të dërgojë përfaqësuesit e vetë në Komisionin për Reformën Territoriale për të dhënë aty propozimet e opozitës. “Ne nuk mund të bëjmë paradite të themi një gjë dhe pasdite të themi një gjë tjetër. E mbani mend kur Rama u’a hodhi lidershipit të PD-së për Avokatin e Popullit, u tha që me Ramën nuk ulemi më për reforma. Pastaj thanë për javë me radhë që pjesë e Komisioneve me Ramën nuk marrim më pjesë. Por tani nuk duhet të harrojmë, tani thonë jo jemi pjesë, jo nuk jemi pjesë. O zotërinj, dilni aty, hajde japim propozimet tona për Reformën Territoriale, hajde të takojmë njerëzit, hajde t’i shtojmë shërbimet dhe bashkitë ashtu siç i kërkojnë...
Burimi:
javanews.al