“Territorialja” përplas PS dhe PD, Balla-opozitës: ju keni tjetër mëndje në mëngjes, e tjetër mëndje në mbrëmje

“Territorialja” përplas PS dhe PD, Balla-opozitës: ju keni tjetër mëndje në mëngjes, e tjetër mëndje në mbrëmje

Reforma Territoriale ka përplasur mazhorancën dhe opozitën këtë të martë në seancën plenare. Ndonëse paraditen e të hënës, anëtarët e PD uk morën pjesë në mbledhjen e “Territoriales”, ata më pas hoqën dorë nga bojkoti. Vendimi për të marrë pjesë në këtë komision është marrë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku të gjithë deputetët që morën fjalën kërkuan që opozita të jetë pjesë e Reformës Territoriale. Lidhur me këtë ka folur Luçiano Boçi, i cili tha se mazhoranca nuk mund t’i vendosë ultimatum opozitës lidhur me mbledhjen për reformën territoriale. “Nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, është diskutuar, është dhënë ultimatum për mbledhjen nga komisioni për reformën territoriale. Një mbledhje e komisionit, kur ja një kyetar, thirret përmes dakordësisë së kryesisë së...