“Territorialja” nis brenda pak ditësh, Demo: Jo thjesht ndryshim kufijsh, bashkitë përfitojnë afro 1.2 mld euro

“Territorialja” nis brenda pak ditësh, Demo: Jo thjesht ndryshim kufijsh, bashkitë përfitojnë afro 1.2 mld euro

Reforma territoriale, e cila do të jetë një nga pikat më të rëndësishme të punës së qeverisë për këtë nuk do të jetë thjesht një ndryshim kufijsh. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha se kjo reformë do të ndërtohet mbi të dhëna konkrete, për të garantuar një qasje sa më të saktë dhe afatgjatë. “Për reformën territoriale kemi ngritur një komision parlamentar. Procesi do të nisë brenda pak ditësh dhe do të jetë transparent. Nuk duhet ta perceptojmë si një proces që thjesht ndryshon kufijtë. Reforma territoriale duhet të bazohet në të dhëna dhe në eksperiencën që tashmë kemi nga ajo që ka ndodhur në territor”, tha Demo. Ministri komentoi gjithashtu mungesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në drejtimin...