Territorialja/ Debate në parlament, PD: Nuk kemi bojkotuar. PS: Opozita ka kohë deri në mbrëmje

Territorialja/ Debate në parlament, PD: Nuk kemi bojkotuar. PS: Opozita ka kohë deri në mbrëmje

Bojkoti i opozitës në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale solli debate në Parlament. Shkak u bë kërkesa e socialistëve për heqjen e bashkëdrejtimit dhe numrit të barabartë të anëtarëve, teksa bashkëkryetari demokrat Luçiano Boçi theksoi se mazhoranca nuk mund t’i imponohet opozitës. “Kjo është e turpshme. Më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve. I morët të gjitha, merrni edhe komisionet e përhershme, pse nuk i merrni? Vijnë këtu anëtarët e komisionit të posaçëm dhe firmosin ndryshimin e përbërjes së komisionit. Noterët tuaj jemi ne? E bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale”, tha Boçi. Sipas Boçit, mbledhjet nuk janë bojkotuar por janë mbajtur në kundërshtim me rregulloren. “Nuk ka pasur mbledhje të vlefshme, mbledhja thirret në konsultim me kryesinë e...