“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi deklaroi se mazhoranca nuk mund t’i vendosë ultimatum opozitës lidhur me mbledhjen për reformën territoriale. “Nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, është diskutuar, është dhënë ultimatum për mbledhjen nga komisioni për reformën territoriale. Një mbledhje e komisionit, kur ja një kyetar, thirret përmes dakordësisë së kryesisë së komisionit. Kurse komisioni i poaçëm thirret me urdhrin e një bashkëkryetari. Nuk ka dakordësi, nuk ka konsultim, unë jam bashkëkryetari. Kjo mbledhje është nul dhe mbledhjet e tjera nuk janë thirrur në konsulencë me kryesinë e komisionit, që përbëhet nga dy bashkëkryetarë. Ku është rregullorja e parlamentit, pazar është këtu? Kjo është e turpshme. Më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve. I morët të gjitha, merrni edhe komisionet e përhershme, pse nuk...