Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))
Mbrëmjen e sotme, në protestën e thirrur nga kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Mbështetësit e Lapajt fillimisht kanë hedhur miell para Kryeministrisë dhe ndaj Policisë, për të simbolizuar se “pushteti i kryeministrit Edi Rama është i kapur nga droga”. Më pas ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe Policisë, ku nuk kanë munguar as shoqërimet e demonstruesve në Komisariat. Ndërkohë kujtojmë se protestuesit mbajë në duar pankarta të shumta, që e pasqyrojnë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar.
Burimi:
javanews.al