Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Gjatë momentit që seanca plenare ishte në pushim për shkak të rrëmujës që shkaktuan deputetët e PD në sallë, Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe ujë Taulant Ballën. Situata u tensionua pasi Balla kërkoi të mbahej 1 minutë heshtje në Kuvend për 4 dëshmorët e 2 prillit në Shkodër. Kjo ka nxitur revoltë nga deputetët e PD duke akuzuar Partinë Socialiste si përgjegjës. Pas këtij incidenti, Balla është marrë në mbrojtje nga Garda.