Tensionet në Kuvend/ Avokati: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për…
Sesioni i ri parlamentar për 2026 ditën e sotme, nisi me kaos nga deputetët e opozitës që bllokuan foltoren. Lidhur me këtë avokati Alban Duraj, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se kjo opozitë nuk motivon më. Duraj e cilësoi këtë aksion të opozitës si një teatër, i cili po bëhet për të karikuar anëtarët e partive dhe qytetarët. ‘Kjo opozitë nuk motivon më. Ky teatër në Kuvend është një shkelje syri sepse ka komunikim mes grupeve parlamentare që të faktorizohet kjo opozitë që nuk ka mbështetje. Kjo bëhet që të karikojë anëtarët e partive dhe qytetarët e thjeshtë dhe kjo është mënyra më e mirë për të elektrizuar anëtarësin e vet, pasi anëtarësia është e demoralizuar. Por për mua është një sherr që është i koordinuar mes dy partive...
Burimi:
javanews.al