Tensionet gjatë protetës së opozitës, Balla mesazh kreut të PD: Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Tensionet gjatë protetës së opozitës, Balla mesazh kreut të PD: Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla  ka reaguar pas tensioneve në protestën e opozitës ku protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Balla i kujton Berishës se nuk e djeg dot Shqipërinë. “Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë”, shkruan Balla në Facebook. Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me tensione e përplasje në përfundim të fjalës së liderit demokrat Sali Berisha, ku u hodhën molotov drejt kryeministrisë. Si pasojë u lëndua një qytetar, i cili u përfshi nga flakët dhe dy efektivë policie.