Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, kanë nisur tensionet përpara Kryeministrisë. Protestuesit e mbledhur në tubimin e thirrur nga PD-ja, filluan të godasin godinën e Kryeministrisë me bomba molotovë dhe fishekzjarrë. Forcat e policisë ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin që u ndez përballë tyre, ndërkohë që Berisha valëviste flamurin shqiptar nga podiumi. Gjatë tensioneve ndërhyri dhe autoboti, i cili filloi të lagte qytetarët për t’u larguar.