Tensione mes qytetarëve dhe policisë, protestuesi gjuan drejt godinës me…

Tensione mes qytetarëve dhe policisë, protestuesi gjuan drejt godinës me…

Protesta kombëtare e opozitës është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe policisë. Policia ka vendosur kangjella metalike përpara Kryeministrisë. Forca të shumta policore janë pozicionuar pranë saj, për të garantuar sigurinë publike dhe për mos të lejuar incidente të mundshme. Një prej protestuesve ka pasur një debat verbal me efektivët e policisë, ndërsa një tjetër protestues është parë duke hedhur pllaka të vogla drejt Kryeministrisë. Deri në këto momente nuk raportohet për përplasje fizike apo persona të lënduar.