Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok
Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë është shenjuar sërish nga tensionet e forta politike, duke u mbyllur me një proces votimi të përshpejtuar. Në kushtet e një përplasjeje të ashpër dhe bllokimit të foltores, mazhoranca ka votuar e vetme agjendën legjislative të ditës, pas largimit të deputetëve të opozitës nga salla. Punimet e seancës plenare morën një kthesë të menjëhershme kur deputetët e opozitës bllokuan vijimin normal të saj. Shkëndija e tensionit u ndez nga kërkesa e opozitës për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në pamundësi për të zhvilluar diskutimet e parashikuara në rendin e ditës për shkak të bllokimit nga opozita, Balla mori fjalën për të propozuar ndërprerjen e menjëhershme të debateve dhe kalimin e drejtpërdrejtë...
Burimi:
javanews.al