Tension politik/ Balla ultimatum opozitës: Nëse javën tjetër nuk vini në komision, do të bëjmë ndryshimet
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e mbajtur në Kuvend i ka bërë ultimatum opozitës se nëse nuk merr pjesë javën e ardhshme në komisionet për Territorialen dhe atë Zgjedhore do të ketë ndryshime. Balla tha se opozita është e mirëpritur në komisione, por nëse nuk paraqiten do të bëhen ndryshime pasi nuk ka më kohë për të humbur. “Kohë për të humbur me ju, ne kemi zero. Doni të bëni reformën administrative dhe territorialen? Jeni të mirëpritur, nëse javën tjetër nuk vini në komision, do të bëjmë ndryshimet”, theksoi Balla.
Burimi:
sot.com.al