Tension në Kuvend pas ironisë së Ballës me Vokshin, deputetët e PD sharje dhe fyerje në drejtim të Taulant Ballës

Tension në Kuvend pas ironisë së Ballës me Vokshin, deputetët e PD sharje dhe fyerje në drejtim të Taulant Ballës

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ndërprerë seancën plenare duke dhënë 5 minuta pushim, pas tensioneve mes deputetëve të opozitës dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Shkak për tensionin u bë ironia e Ballës ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Gjatë kohës që Balla po shpjegonte arsyet se përse kryeministri Edi Rama iu drejtua Komisionit Europian, duke i thënë se Shqipëria kërkon të bëhet anëtare edhe pa të drejta të plota, Vokshi në krahun tjetër vijonte t’i kërkonte llogari. Balla: “Ka një diskutim në Komisionin Europian ku thonë se komisionerë na duhen, se do të vijë edhe Shqipëria dhe Mali i Zi.” Vokshi ndërpret nga salla. Balla: “Rama po thotë se ne pranojmë që të hyjmë pa të drejtë vetoje.” Vokshi: “Po kush jeni...