Tenderi për ‘Fazën 1’ të Portit në Porto Romano dështoi, por sa ka kushtuar deri tani?
Kur një garë publike dështon, zakonisht pasojnë procedura të tjera që shpesh shmangin konkurrencën. Pyetja kryesore mbetet: sa miliona euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për këtë proces deri tani? Tenderi për projektimin – 13.8 milion euro Më 12 shtator 2022, Qeveria Shqiptare shpalli tenderin me objekt Hartimin e Projektit të Detajuar Teknik (Detailed Design) të Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano. Burimi i financimit ishte nga fondet e vetë institucionit. Fondi limit: 1.36 miliard lekë (rreth 13.8 milion euro) Ky fond u rrit me rreth 20% me vendim të publikuar në Buletinin nr. 129, viti 2022 Tenderi u shënua me “flamur të kuq” për risk në konkurrencë: Në garë morën pjesë 14 operatorë ekonomikë 9 prej tyre u...
Burimi:
sot.com.al