Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Tenderë sekretë, dhunë dhe rrëmbime, dalin të tjera detaje nga dosja e SPAK, fitimet marramendëse të kontraktorëve…
Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Nën emrin EA Solutions, kompania pati një aktivitet të vrullshëm. Në bilancin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë deklaroi të ardhura në masën 242.4 milionë lekë dhe fitime para tatimit mbi fitimin në masën 232.1 milionë euro, për aktivitetin e kryer nga data e themelimit, 15 shtator 2023, deri në mbylljen e vitit fiskal, 31 dhjetor 2023. Me një normë fitimi përkundrejt të ardhurave në masën 95.7%, një normë kthimi mbi kapitalin themeltar në masën 220 mijë herë, ose Kthim nga Investimi në masën 22 milionë përqind, brenda një periudhe prej më pak se katër...