Tenderat e Veliajt vënë “në siklet” zëdhënësen e re të Ramës, SPAK, kontroll burrit të Jonida Shehut
Nga Boldnews.alKur kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, prezantoi në fillim të Shkurtit të këtij viti gazetaren Jonida Shehu si zëdhënësen e re të kryeministrit Edi Rama, njoftoi shkaktoi një lloj ilarieti tek disa media, të cilat e panë vendimin e saj për t’iu bashkuar kabinetit qeveritar si një “tradhti” ndaj figurës së opinionistes së pavarur, së krijuar vitet e fundit.Megjithatë, lidhjet e Jonida Shehun me qeverinë e Ramës nuk janë as të reja dhe as surprizuese. Vite më parë, ajo ka qenë pjesë e kabinetit të ngushtë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa biznesi familjar i saj, i drejtuar nga bashkëshorti Aleksandër Çifligu, rezulton ndër përfituesit e rëndësishëm të fondeve në Bashkinë e Tiranës.Në foto: Jonida Shehu u prezantua nga Taulant Balla...
Burimi:
sot.com.al