Të zbulohet roli i institucioneve përgjegjëse: PL kërkon Komision Hetimor për rrugët e shembura
Të zbulohet roli i institucioneve përgjegjëse: PL kërkon Komision Hetimor për rrugët e shembura Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u dëmtuan gjatë muajve të fundit. Blushi thekson se qëllimi i këtij komisioni është të verifikojë ligjshmërinë e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse, të testojë respektimin e standardeve të ndërtimit nga kompanitë ekzekutuese, si dhe të vlerësojë kapacitetet e institucioneve dhe shoqatave të profesionistëve për të garantuar standarde të larta në projektimin dhe zbatimin e veprave publike. Ai thekson gjithashtu se ngritja e këtij Komisioni është e domosdoshme për të nxjerrë rekomandime që do të rrisin efikasitetin...
Burimi:
sot.com.al