Të votosh Ramën të enjten e të kërkosh ta rrëzosh të shtunën/ Si u shkërmoq fabula e opozitës
Fjalimet zgjatën më pak se sa dhuna në protestën e të shtunës të Partisë Demokratike. Sulmet ndaj kryeministrisë dhe Kuvendit u shoqëruan me përplasje të deputetëve demokratë dhe policisë.Vetë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u largua drejt selisë blu pasi mbaroi fjalën e tij ndërsa bulevardi u kthye në arenë përplasjesh mes molotovëve të protestuesve dhe gazit lotsjellës të policisë.Analisti Arjan Curi u shpreh se fabula e protestës së PD-së u shkërmoq nga vetë PD-ja, pasi votoi në Parlament, tre ditë para tubimit, për të çuar Ramën të përfaqësojë Shqipërinë në “Bordin e Paqes”.“Protesta po vritet nga vetë PD-ja. Nuk mund të thërrasësh njerëzit të shtunën për të rrëzuar Edi Ramën, kur të enjten votove Edi Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë dhe të shkojë...
Burimi:
ntv.al