“Të vendosim piketat për godinën e re të Parlamentit”, Rama porosi socialistëve: Braktisja e territorit s’është opsion
Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të PS, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar. Shefi i qeverisë theksoi se duhet të vazhdohet puna me administratën e Kuvendit, e cila duhet të modernizohet, si dhe të vendosen piketat në një kalendar të qartë për godinën e re të Parlamentit. Rama nënvizoi se këto nuk pengojnë punën e përditshme, por e ndihmojnë atë duke i dhënë më shumë hapësirë dhe energji deputetëve, të cilëve i kërkoi të jenë në terren. Ai theksoi se ribraktisja e territorit nuk duhet dhe nuk mund të jetë opsion për këtë grup parlamentar, ndërsa 83 mandatet e detyrojnë forcën politike të përmbushë pritshmëritë, duke u paraqitur para qytetarëve në fund të 2027 dhe duke deklaruar se negociatat me...
Burimi:
vizionplus.tv