“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91
Avokati Idajet Beqiri ka lëshuar akuza ndaj Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha, gjatë analizës së situatës politike në emisionin “3D” në RTSH. Duke komentuar protestën e fundit, Beqiri e cilësoi aksionin opozitar si një “film i vjetër i parë që nga viti ’91”, që sipas tij, bëhet vetëm për të mbrojtur Berishën nga drejtësia. Avokati hodhi poshtë pretendimet e opozitës për mbështetje popullore, duke u ndalur te numrat dhe mënyra e organizimit. “Këto nuk janë protesta qytetare. Tirana ka 1 milion e 200 mijë banorë, në protestë ishin 3 mijë persona të mbledhur nga të gjitha anët me pagesë,” deklaroi Beqiri. Ai shkoi më tej duke pretenduar se disponon prova nga përvoja e tij si avokat: “Kam mbrojtur njerëz në procese gjyqësore...
Burimi:
javanews.al