“Të shpallet fatkeqësia natyrore”, Berisha: Përmbytjet u shkaktuan nga vjedhja e fondeve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të gjitha qarqet e vendit që prej ditës së djeshme po përballen me përmbytjet. Në një konferencë me gazetarët, Berisha vuri në dukje se mijëra familje dhe biznese në Durrës, Lezhë, Shkodër, Gjirokastër e në disa zona të tjera të vendit u janë dëmtuar shtëpitë dhe bizneset si pasojë e përmbytjeve dhe shteti duhet të ndërhyjë për t’i ndihmuar. “Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Edi Rama apo Ramaduro që bën sehir, nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Durrës dhe në Lezhë, apo Shkodër dhe qarqet e tjera, vetëm e vetëm se ligji e detyron atë në këtë gjendje t’u përgjigjet një për një...
Burimi:
vizionplus.tv